Celebrities Gossip Showbiz

‘Skifterja’ e Besit nuk është Xhensila por një tjetër vajzë…

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Shpesh çifti i dedikojnë njëri-tjetrit postime në rrjete sociale ku shprehin dashurinë ndaj njëri-tjetrit, por së fundmi Besi ka një dedikim që këtë herë nuk është për Xhensilën. Aktori i humorit na ka prezantuar me ‘skifteren’ e tij që është pikërisht vogëlushja e tyre dhe ne besojmë se artistja nuk bëhet aspak xheloze për të.

Skifterja ime 

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it. Ata janë me njëri-tjetrin  prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie, por së fundmi u përfol gjatë nëpër media se mes dyshes gjërat kanë marrë fund. Fillimisht gjithçka nisi si thashethem, por burime pranë tyre treguan se prej disa muajsh ata janë në një krizë. Madje u tha se Xhensila është largur nga shtëpia së bashku me vajzën dhe se ata nuk jetojnë më nën të njëjtën çati. Megjithatë, tani ata kanë reaguar të dy pas këtyre lajmeve të përhapura shumë në media. Ata zgjodhën që të hidhnin poshtë zërat për ndarjen e tyre në mënyrën më të bukur dhe romantike të mundshme. Ka qenë Xhensila ajo që ka postuar e para në Instagram një video nga koncerti i saj i mbrëmshëm. Ajo është shoqëruar nga Besi dhe madje në një moment i ka bërë dhe një dedikim romantik në skenë dhe më pas kanë shkëmbyer dhe një puthje.