Aktualitet Bota

Sondazhi TAR/Sa dakord janë shqiptarët për marrëveshjen Itali-Shqipëri për kampin e refugjatëve?!

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për frenimin e valës së emigrantëve në shtetin fqinj. Lajmi u bë me dije gjatë një konference për shtyp mes kryeministres së Italisë Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama, një marrëveshja e cila sipas kryeministres italiane pasqyron miqësinë mes dy vendeve.

Në bazë të marrëveshjes, Italia do të financojë dy struktura qendra për të menaxhuar emigrantët e paligjshëm. Këto struktura fillimisht do të presin deri në 3 mijë persona që do të qëndrojnë aty kohën e nevojshme për të shqyrtuar kërkesat për azil. Fluksi vjetor mund të arrijë deri në 36 mijë persona.

Meloni deklaroi se në Portin e Shëngjinit do të ngrihet qendra për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë, dhe një tjetër strukturë do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil, ndërsa Shqipëria do të kontribuojë vetëm me sigurinë. Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme.

Në lidhje me këtë marrveshje në faqen e Top Albania Radio-s është ngritur një sondazh me pyetjen “A jeni dakord për marrëveshjen Itali-Shqipëri për kampin e refugjatëve në Lezhë?” dhe rezultatet janë qenë si më poshtë:

Ndërkohë një tjetër situatë që ka marrë një fokus shumë të madh gjatë javëve të fundit është lufta në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit. Para disa orësh u arrit një marrëveshje e re në lidhje me zgjatjen e armëpushimit para se akordi ekzistues të skadonte. Armëpushimi në Gaza po mundëson lirimin kryesisht të grave e fëmijëve nga Hamasi, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli. Në lidhje me këtë në sondazhin e ri të Top Albania Radio-s është ngritur pyetja: A mendoni se armëpushimet Izrael-Hamas do t’i japin fund luftës mes dy vendeve?

Për të votuar klikoni këtu!