Health & Beauty

Studim/62% e prindërve përjetojnë stres!

Sipas një sondazhi të ri nga Qendra Mjekësore Wexner e Universitetit Shtetëror të Ohajos, 62% e prindërve ndihen të rraskapitur nga përgjegjësitë që vijnë me rolin e tyre. Kërkesat e shtuara dhe oraret e plota shpesh i çojnë prindërit në izolim, sepse u mungon energjia për t’u shoqëruar dhe për të kaluar kohë me miqtë e tyre pas një dite të ngarkuar me fëmijët dhe përgjegjësitë. Gjithashtu, presioni i akumuluar dhe stresi i vazhdueshëm mund të kenë efekte të pakëndshme në shëndetin mendor të prindërve. Pra, përpara se situata që po përjetoni të arrijë në fazën përfundimtare, duhet të merrni edhe një herë situatën në duart tuaja dhe të harroni vështirësitë.

Periudha e muajve të parë pas lindjes është tejet e lodhshme për nënat. Ekspertët besojnë se faktikisht ‘stuhia e madhe’ vjen në vitet e adoleshencës, stuhi e cila shkakton më së shumti pikëllim. Hulumtuesit e SHBA-së së fundmi kanë studiuar 2,000 nëna të fëmijëve dhe të rriturve dhe kanë analizuar faktorët si mirëqenia personale e nënës, stili i jetës dhe perceptimet e fëmijëve të tyre.

Studimi ka zbuluar se depresioni rritet dhe bie përderisa fëmijët rriten. Nënat e adoleshentëve, apo fëmijëve 11 dhe 12 vjeçar, kishin qenë ndër periudhën më të vështirë. Këta fëmijë i nënshtrohen shumë ndryshimeve njëkohësisht si faza e pubertetit, hormonet, ndryshimet në trup, investimi enorm në të qenët ‘i famshmi’ në mesin e shokëve, eksperimentimi me testimin e limiteve siç është provimi i drogave, alkoolit apo seksit.

Sa herë shqetësohemi për një problem të caktuar në familje ndjejmë një shqetësim të vogël në stomak. Kjo mund të jetë gjendje ankthi, e cila bëhet edhe më gjithëpërfshirëse duke ndikuar direkt jo vetëm në gjendjen tuaj mendore dhe fizike, por edhe në pjesën e oreksit. “Ndikimi i stresit në oreks është shumë i ndërlikuar dhe ndryshon nga njëri tek tjetri person,”-thotë psikologia Christina Gentile. Kryesisht ndikimi është frenues, pra ndërprerje e oreksit dhe në raste më të rënda marrje mendsh, dhimbje dhe shqetësime në stomak.