Pasó – Euro 2020 Sport

Sulejman Mema: “Gjermania edhe pse humbi është nivel i lartë!”

Ndeshjet e Kampionatit Europian po vazhdojnë me ritme të shpejta, ndërkohë që, “Pasó – Euro 2020” vjen edhe ditën e sotme me dinamikë. Nën moderimin e Denisit dhe Albanës, u komentuan ndeshjet e zhvilluara, si dhe u bënë aludime për ndeshjet e ditës së nesërme.

I ftuar në një lidhje telefonike ishte profesor Sulejman Mema. Ai dha mendimin e tij mbi ndeshjet e zhvilluara, si edhe vlerësoi skuadrat sipas këndvështrimit të tij. I pyetur nëse ka skuadra të dorës së parë, të dytë e të tretë, Mema u shpreh si më poshtë.

Unë mendoj që nuk ka të dorës së tretë. Të gjithë përgatiten, janë futbollistë që e kanë kaluar periudhën e vështirë.

Profesori u shpreh për skuadrat e dorës së parë, ku përfshiu edhe Gjermaninë. Kujtojmë, se Gjermania humbi nga Franca 1-0.

Gjermania edhe pse humbi është nivel i lartë. Gjermania nuk është e dorës së dytë, sepse u rrah nga Franca. Ajo është një skuadër e rrezikshme, e fuqishme, që nuk mposhtet asnjëherë.

Këto e të tjera, u diskutuan ditën e sotme gjatë emisionit “Pasó – Euro 2020”. Mos harroni të na ndiqni çdo ditë në Top Albania Radio nga ora 20:00 deri në orën 21:00 në një maratonë njëorëshe dedikuar sportdashësve.