Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Të ka thënë Ilnisa mos më flasësh?”/Meritoni injoron Eglën gjatë qëndrimit në Dhomën e Bardhë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ilnisa dhe Meritoni të cilët u përjashtuan nga gara, kanë një mundësi të dytë. Ata u lajmëruan se nëse duan të vazhdojnë garën, do duhen të presin te Dhoma e Bardhë e Big Brother dhe do të jetë publiku që do të marrë vendimin për ta nëse do kthehen apo jo në garë. Teksa shkuan te Dhoma e Bardhë, ata janë takuar me Eglën, e cila po pret aty që prej 48 orësh.

Ilnisa, Meritoni dhe Egla ndodhen në Dhomën e Bardhë të BBV3, ku do qëndrojnë të izoluar deri ditën e shtunë. Këtë fundjave publiku do vendosë për fatin e tre banorëve, kush do largohet dhe kush do vazhdojë garën.

Gjatë darkës, e ulur në të njëjtën tavolinë me Ilnisën dhe Meritonin, Egla tento të fliste me Meritonin, por ky u fundit e injoronte, duke biseduar me Ilnisën dhe nuk i kthente përgjigje. Ky gjest nuk i pëlqeu aspak Eglës e cila u ngrit nga tavolina dhe u largua.

Egla: Meriton nuk të lë Ilnisa të më flasësh, se po flisje. Unë tentova të bëja timen, ju uroj natën e mirë.