Botë e Çuditshme Love & Sex

Të sapomartuarit betohen për dashurinë e tyre në një tualet!

Logan Abney dhe Tiana Ailstock nga Cincinnati së fundmi kanë shkëmbyer unazat dhe video e martesës së tyre është bërë virale në rrjet. Të porsamartuarit thanë “Po” e tyre në tualetin e karburantit “Hop Shops” në qytetin e Veronës. Nuk bëhet fjalë për çdo lloj tualeti, por për një “diskotualet” në të cilin ndodhet edhe një buton i kuq i veçantë.

Kur e shtypni, ndizet topi i diskos, fillon muzika dhe gjithçka është gati për festën. “Betohem se do të ndjek në jetën time”,-tha Logan. Më pas ai shtypi butonin e kuq dhe bëri kërcimin e parë me Tianan.