Bota

Të shtëna me armë zjarri në Nju Jork, vriten 3 persona mes të cilëve 2 policë!

Një oficer policie dhe një zëvendës sherif u vranë në veri të Nju Jorkut në një shkëmbim zjarri me një sulmues të armatosur, i cili gjithashtu u vra, njoftoi sot policia e Nju Jorkut.

Të shtënat kanë ndodhur të dielën në mbrëmje, pak pas orës 20:00 në lagjen Liverpool në veri të Nju Jorkut, kur një patrullë policie ka ndjekur një automjet që po ikte prej tyre, raporton AP.

Drejtoria e Policisë së Sirakuzës, Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut dhe Zyra e Sherifit të qarkut Onondaga aty pranë ndoqën automjetin që më parë i kishte shpëtuar policisë, tha shefi i policisë së Sirakuzës, Joseph Cecil, duke shtuar se dy oficerët ndoqën automjetin në Darien Drive në Liverpool dhe kërkuan ndihmë nga zyra e sherifit pasi ata përcaktuan se shoferi ishte potencialisht i armatosur.

Oficerët kanë hyrë në oborr ku kanë parë automjetin që po kërkonin, pas së cilës të paktën një person ka hapur zjarr ndaj efektivëve, të cilët ia kanë kthyer zjarr.

Më pas të paktën një person ka shkëmbyer zjarr me policinë. Një oficer policie i Sirakuzës, zëvendësi i një sherifi dhe i dyshuari u qëlluan dhe u dërguan në Spitalin Universitar të Sirakuzës, ku u shpallën të vdekur menjëherë pasi mbërritën në spital.