Botë e Çuditshme Health & Beauty Tech

Teknologjia e quajtur “pankreasi artificial” tanimë në ndihmë të pacientëve me diabet!

Fëmijët dhe të rriturit në Angli që jetojnë me diabet të tipit 1 do të marrin një “pankreas artificial” në një iniciativë të parë botërore që po zbatohet nga autoritetet shëndetësore të këtij vendi. Pajisja novatore monitoron vazhdimisht glukozën në gjak të një personi dhe më pas rregullon automatikisht sasinë e insulinës që i jepet përmes një pompe.

Sistemet lokale të NHS-së do të fillojnë të identifikojnë personat e kualifikuar që jetojnë me diabet të tipit 1, të cilët ekspertët e shëndetësosë besojnë se mund të përfitojnë nga sistemi Hibrid Closed Loop. Aktualisht në Angli jetojnë 269,095 njerëz me diabet të tipit 1. Teknologjia do të nënkuptojë se disa njerëz me diabet të tipit 1 nuk do të kenë më nevojë të injektojnë veten me insulinë, por të mbështeten te teknologjia për të marrë këtë ilaç që shpëton jetën.

Kjo mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e sulmeve hipoglikemike dhe hiperglicemisë kërcënuese për jetën, të cilat mund të çojnë në konvulsione, koma apo edhe vdekje për njerëzit që jetojnë me diabet të tipit 1. NHS Angli ka siguruar sistemet shëndetësore lokale me 2.5 milionë funte, në mënyrë që ata të jenë gati të fillojnë identifikimin e pacientëve që mund të përfitojnë. Shpërndarja masive e ‘pankreasit artificial’ bazohet në një pilot të suksesshëm të teknologjisë nga NHS England, i cili pa 835 të rritur dhe fëmijë me diabet të tipit 1, duke iu dhënë pajisje për të përmirësuar menaxhimin e gjendjes së tyre.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se hulumtimi i cili është marrë me analizën e temperaturës në të cilën njerëzit e mbajnë insulinën ka shkaktuar alarm të vërtetë. Hulumtuesit kanë zbuluar që shumica gabojnë dhe e dëmtojnë insulinën. Njerëzit e sëmurë nga diabeti i tipit 1 duhet patjetër të marrin injeksion insuline në mënyrë që të mbijetojnë. Njerëzit të cilët kanë diabetin e tipit 2 e përdorin insulinën në mënyrë që të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Insulina është shumë e rëndësishme, sepse u ndihmon qelizave që t’i qasen glukozës dhe t’i shfrytëzojnë për energji. Pa këtë, niveli i sheqerit në gjak te disa persona mund të bëhet tepër i lartë dhe t’u shkaktojë hiperglikemi. Shumica nuk marrin efektin maksimal të terapisë, sepse insulinën e ruajnë në temperaturë të gabuar në frigoriferët shtëpiak, gjë që ia zvogëlojnë efektin.