Pasó – Euro 2020 Sport

Tifozi i Gjermanisë, Shkëlqim Hajdari: “Është futboll i shansit!”

Një “Pasó – Euro 2020” me shumë të ftuar ditën e sotme. Një nga ta ishte edhe Shkëlqim Hajdari, një tifoz i flaktë i Gjermanisë. Intervista ishte shumë pak pas humbjes së Gjermanisë kundrejt Anglisë, dhe sigurisht, emocionet negative mbizotëronin ato pozitivet. Hajdari u shpreh se e ka gjetur tashmë shkakun e humbjes së kësaj ndeshjeje, dhe bëhet fjalë, pikërisht për trajnerin e Gjermanisë.

Sigurisht, që veç komenteve për ndeshjet e luajtura tashmë, pati edhe biseda mbi parashikime të mundshme të fituesve në vazhdim. Dukej se Hajdari nuk ishte tepër i sigurt se kush do të fitonte.

Nuk dalin parashikimet në këtë Kampionat.

Gjithashtu, ai shpjegoi se rëndësi, nuk ka vetëm niveli i lojtarëve apo zgjedhjet e trajnerëve, duke nxjerrë kështu në pah rëndësinë e shorteve. Ai tregoi se ky Kampionat bazohet shumë te shortet dhe se sa me fat apo pa fat do të rezultojnë skuadrat.

Futbolli është një sport që tashmë ka brenda shansin. Ka brenda gjëra që nuk lidhen me garën. Është futboll i shansit.