Celebrities Pasò

Tifozi i zjarrtë i Tiranës, Redion Zaloshnja, përcjell emocionet për derbin e nesërm!

“Pasò” sportive vjen edhe këtë të premte me një episod të veçantë, ku flitet për kryefjalën e këtij emisioni padiskutim, futbollin, por jo vetëm. Në një episod ku tema kryesore ishte derbi që do të zhvillohet ditën e nesërme, pati disa të ftuar në lidhje telefonike. Njëri nga ta, ishte tifozi i Tiranës, Redion Zaloshnja. Ai nuk mundi të mos e shfaqte sigurisht bindjen e plotë se do të fitojë skuadra e tij e zemrës. Gjatë lidhje telefonike, ai zbuloi se cili rezultat parashikon për derbin e rëndësishëm.

Do arrihet dyfishi i pikëve. Nesër kam shpresa te dyshja Xhixha, Seferi dhe padiskutim te portieri. Parashikoj 3 me 0 të pastër.

Megjithatë, Zaloshnja ia njohu meritat skuadrës kundërshtare duke u shprehur si më poshtë.

Të dy ekipet vijnë nga momente pozitive, por Tirana në fushën e vetë është e pathyeshme. Diçka që besoj se edhe nesër do ta tregojë në lojë dhe me rezultat. Nuk beosj që Partizani do guxojë të fitojë, do t’i qëndroj me bindje asaj që kam thënë.

Më tej, ai na zbulon se sa bileta janë shitur duke na transmetuar sadopak atmosferën që tifozët do të krijojnë.

Deri tani janë shitur 9500 bileta për tifozët e Tiranës, por dita e nesërme është flluksi i madh.