link in bio Live From Tirana Showbiz

Transgjinorja Amber Candy në “Big Brother VIP 3?”/”Do t’i mësoja publikut shqiptar gjininë e tretë…”

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Live From Tirana” ishte transgjinorja e njohur dhe e komentuar në rrjetet sociale, Amber Candy. Ajo e nisi intervistën duke folur për paragjykimet në Shqipëri:

Vendi jonë është pak i egër por vetëbesimi të bën të ecësh përpara pasi shoqëria shqiptare të bullizon.

Pse vendose emrin Amber Candy?

Mendova të zgjidhja diçka të ëmbël, Amber është dhe guri im i fatit. I rashë shkurt domethënë. (qesh)

Cilat janë disa nga ndërhyrjet që ke bërë?

Në trup nuk kam ndërhyrë përveç gjoksit. Gjoksin e kërkova katër por ma bënë tresh. (qesh)

Si është jeta në Shqipëri?

Termi trans është pak i gabuar në fakt. Ne po bëjmë jetë normale, kemi marrëdhënie me shumë njerëz. Shqiptarët bëjnë kot, unë po bëj jetë normale në Shqipëri.

E pyetur nëse është në një lidhje, Amber zbulon:

Po, kam dy vjet që jam në një lidhje. Jam njohur në Itali, na bashkoi brioshi. (qesh)

Mund të na japësh disa detaje të tjera?

Nuk e reklamoj burrin se ma marrin të tjerat (qesh)

Ethet “Big Brother Vip Albania” po afrojnë, do të pëlqente të ishe pjesë e këtij formati?

Për mua do të ishte okej, do t’i jepja publikut shqiptar gjininë e tretë në mënyrë që brezi i ri ta mësonte.