3 vite më parë një i ri u votua si burri më i pashëm në Itali. Së fundmi, Edoardo Santini ka vendosur të heqë dorë nga modelingu dhe t’i bashkohet rrugës së fesë. 21-vjeçari, u votua si mashkulli më i bukur i Italisë në vitin 2019, kur ishte 17 vjeç, në një konkurs të organizuar nga grupi i modës ABE.
Por pas një jete studimi për dramë dhe kërcim për të arritur ëndrrën e tij për t’u bërë një yll, ai tha në rrjetet sociale se do të hiqte dorë nga karriera për besimin. “Në moshën 21-vjeçare e gjej veten në rrugën drejt të bërit prift, dashtë Zoti,”-tha Edoardo, duke treguar se i ishte bashkuar një seminari pranë Firences.
Edoardo tregon se një vit më parë kishte jetuar me dy priftërinj, duke e cilësuar këtë gjë si përvojën më të mirë të jetës së tij. Bukuroshi tha se do të vazhdojë të ndjekë rrugën e tij të re, pavarësisht reagimeve.