Art & Kulturë Film & Tv Music

Urimi tradicional nga Top Media! Gëzuar festat, me këngën “Mora fjalë”

Ashtu siç është bërë tashmë traditë, edhe këtë vit nuk mungon kënga tradicionale nga Top Media, si një dedikim për të gjithë shqiptarët në këtë fundvit. Kënga e përzgjedhur e cila do të vijë në këtë vigjilje nga Top Channel është “Mora fjalë” kënduar nga Shkurt Fejza, e cila gjithashtu është përfshirë edhe në klip.

Ndihem shumë e nderuar për zgjedhjen e Top Media për këtë këngë, jo vetëm se e këndojë unë që natyrisht më vjen shumë mirë, por është një vlerë tjetër që i jepet gjithë sakrificës së popullit tonë në Shqipëri dhe Kosovë për lirinë  e Kosovës dhe heroit legjendar Adem Jashari që dha veten dhe gjithë familjen për të shijuar populli i tij lirinë që sot e gëzon. Dëshirojë që viti 2024 të na sjellë shëndet, begati në familjet tona dhe lart e më lart kombi ynë, çfarë ka në këtë Univers qoftë për ne shqiptarët kudo që jemi.

Një këngë patriotike e cila motivion çdo shqiptarë e ngjallë emocione të forta, më së shumti në këtë vit ku Kombëtarja shqiptare u kualifikua në Kampionatin Europian të futbollit. Kënga do të transmetohet në Top Channel dhe do të jetë në kanalin zyrtar të Top Channel në youtube.

Urimet më të mira për 2024 nga familja e madhe e Top Media!