Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e Tom Cruise e mohon aktorin si babain e saj: “Unë kam vetëm një prind…”!

Vajza e Tom Cruise dhe Katie Holmes, Suri Cruise është 18 vjeçe dhe së fundmi është fotografuar duke shijuar ditëlindjen e saj duke vrapuar nëpër rrugët e Nju Jorkut së bashku me një shoqe. Aktori i “Top Gun” dhe ylli i “Dawson’s Creek” Katie Holmes, e mirëpritën atë në vitin 2006, pak kohë para martesës së tyre.

Ndarja e çiftit pas pesë vjetësh bashkë duket se ka lënë shumë pyetje lidhur me marrëdhënien mes Surit dhe babait të saj. Holmes bëri kërkesën për divorc në vitin 2012 dhe çifti arriti një marrëveshje të shpejtë. Ndërkaq, është raportuar se Holmes fitoi kujdestarinë e plotë të vajzës. Burimet thonë se ndërsa Suri ka një lidhje të ngushtë me nënën e saj, marrëdhënia me babain mbetet e paqartë.

Një burim i afërt me familjen ka deklaruar për DailyMail se nuk ka kontakte mes Surit dhe Tom.

Tom nuk ekziston për të. Suri nuk do të ketë asnjë kontakt me babain e saj, edhe pasi të ketë mbushur 18 vjeçe, ajo nuk do t’i përgjigjet nëse ai e kontakton. Ai nuk është pjesë e jetës së asaj dhe të nënës së saj dhe Suri nuk dëshiron të mbështetet tek ai për asgjë. Ajo ndjen se ka një prind dhe ajo është nëna e saj.

Rikujtojmë, se ylli i filmave aksion i ka dhënë së fundmi fund lidhjes me trashëgimtaren ruse Elsina Khayrova, kjo sipas burimeve të afërta. Ylli i “Mission: Impossible”, Cruise nisi një lidhje me Khayrovan në fund të vitit të kaluar. Miqtë e tyre kanë bërë të ditur se 61-vjeçari ka përfunduar romancën me trashëgimtaren ruse 36-vjeçare, por që kanë vendosur të qëndrojnë miq pasi jetojnë edhe afër me njëri-tjetrin. Detaje të reja janë shfaqur në lidhje me ndarjen dhe ish-burri i Khayrova thuhet se ishte në qendër të saj.