Bota Celebrities Pasò

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, lajmi që tronditi botën komentohet sot në “Pasó” nga Arben Manaj!

Ditën e djeshme u bë publik lajmi se Mbretëresha Elizabeth humbi jetën në moshën 96-vjeçare. Një lajm që u bë shumë shpejt viral dhe pikëlloi personazhe publike dhe njerëz në të gjithë botën, ku patëm dhe reagime të shumta përmes rrejeteve sociale dhe deklaratave publike.

E sigurisht që ky lajm tronditës nuk mund të mbetej pa u komentuar as në “Pasó”, në episodin e parë të sezonit ku i ftuar në një lidhje telefonike ishte Arben Manaj, i cili u shpreh si më poshtë.

Është një shok në sistem. Është pak e çuditshme të flasësh për Mbretëreshën në të shkuarën. Çdo lloj aktiviteti është vendosur që të ndërpritet, edhe në sport. Padyshim edhe në javën e ardhshme pasi funerali i Mbretëreshës ndodh pas 9 ditësh. Në shkolla do të ndodhin mbledhje përkujtimore në nder të Mbretëreshës.

Shpresoj që Mbreti Charles të abdikojë, nuk kam besim te ai. Britanikët do të respektojnë gjithçka, por jam i bindur që në thellësi të shpirtit të tyre do të donin që të ishte në krye Princ William. Mbretëresha ka qenë entuziaste e sportit, ka dhënë shumë trofe. Besoj që vdekja e burrit të saj, ajo që ndodhi me Princin Harry dhe pandemia, mund të jenë disa nga faktorët e përkeqësimit të shëndetit të saj.