Health & Beauty Një Orë Me Frankën

Vera po vjen… Si ta pranojmë veten kështu siç jemi?

Kur afron stina e verës të gjithë fillojmë dhe vëmë në dukje çdo ‘imperfeksion’ të vogël tonin. Periudha pas karantinës dhe izolimi ka bërë që dhe marrëdhënia me ushqimin të jetë më e afërt dhe ndoshta të shtojmë disa kile.

Franka na jep disa këshilla se si të mos e gjykojmë veten, tani që do të jemi edhe më të ekspozuar.

Duhet ta pranojmë veten kështu siç jemi. Në momentin që nuk e pranojmë me gjithë tulet dhe celulitin tonë i kalojmë vetes një faj të brendshëm dhe ndjenja negative. Këto ndjenja negative përçohen te qelizat tona. Nëse ndiejmë se nuk ndihemi komod në trupin tonë mund ta ndryshojmë duke bërë fitnes ose thjesht duke qëndruar kështu siç jemi.  

“Një Orë me Frankën” na sugjeron dhe disa afirmime se si të mund të bindim veten ta pranojmë kështu siç jemi.

Unë i dua qelizat e mia dhe trupin tim siç është. E pranoj celulitin tim.