Celebrities

Dëshironte trupin e ëndrrave, vdes 33-vjeçarja nga operacionet e shumta plastike!

Një 33-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të ndërhyrjeve kozmetike që ka bërë për rritjen e gjoksit, për dobësim si edhe për të zmadhuar të pasmet e saj. Pacientja, e quajtur Jeanette, ka kontaktuar familjen e saj menjëherë pas operacionit të shumëfishtë, duke iu treguar se operacioni, i cili zgjati më shumë se tre orë, kishte shkuar shumë mirë.

Por vetëm pas pak kohësh që është kthyer në hotel, ajo ka filluar të kishte marrje mendsh, të vjella dhe kishte dhimbje në pjesën e poshtme të këmbëve. Jeanette fjeti pranë të dashurit të saj por kur ai u zgjua, trupi i saj ishte i ftohtë dhe nuk reagonte. Ai telefonoi menjëherë familjen e tij, për t’iu treguar lajmin e hidhur.

Ajo ka udhëtuar nga vendlindja e saj, Suedia për në Turqi për të kryer procedurat. Familja e saj ka raportuar gjithashtu se ajo është zhvendosur në një klinikë tjetër në momentet e fundit. Ata gjithashtu pretendojnë se ajo është nxjerrë nga spitali 7 orë pas ndërhyrjeve edhe pse kishte paguar për të qëndruar 48 orë.

Familjarët kanë mundur të marrin trupin e saj në Suedi, 7 ditë pasi ndërroi jetë.