Bota Botë e Çuditshme

Virale në rrjet, prezantuesja e BBC bën gjestin e turpshëm gjatë edicionit të lajmeve!

Një gjest i turpshëm i bërë në transmetim live nga një prezantuese e BBC-së, është bërë viral në rrjete sociale. Mariam Mosiri ngriti gishtin e mesit menjëherë pas hapjes së reportazhit, pasi siç duket nuk e kuptoi në kohë se transmetimi i drejtpërdrejtë kishte nisur.

Në videon që po bën xhiron e internetit, Moshiri duket se e kupton atë që ka ndodhur, ndryshon tërësisht shprehjen e fytyrës dhe nis të lexojë një lajm për Boris Johnson. “Live nga Londra, duke parë BBC News”,-dëgjohet duke thënë prezantuesja. Disa e kritikuan prezantuesen për mungesë profesionalizmi dhe të tjerë shprehën mirëkuptimin e tyre.