Celebrities Gossip Showbiz

Vogëlushi i Elitës dhe Gjikos feston ditëlindjen e tij dhe nuk mund të mungonin postimet festive!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar në Instastory disa video nga festa e ditëlindjes e vogëlushit të saj, Zërit i cili mbush plot 4 vjeç dhe ne i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura.

Teksa prej kohësh e dinim se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet ishin më të afërta nga çfarë kishim menduar. Prej pak kohësh bukuroshja është rikthyer në ekran në një nga televizionet në Kosovë. Këtë sezon të ri po e shikojmë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.