link in bio Live From Tirana Music Showbiz

Xhani Demika zbulon disa të pathëna për dyshen më të përfolur të momentit Dafina Zeqiri dhe Dj Geek!

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Live from Tirana’ ishte menaxheri i njohur i Vip-ave, Xhani Demika i cili e nisi intervistën duke folur rreth filmit qe po realizon reperi Noizy. I pyetur fillimisht përsa i përket fitimeve që pritet të sjellë ky film për artistin, Xhani tha:

Kam përshtypjen se Noizy fitimet më të mëdha i ka nga club-et. Mos të harrojmë që Noizy është cilësuar një nga 10 reperët më të mirë në Europë, ka bërë dhe një dokumentar. Filmi ka kosto shumë të lartë dhe bëhet fjalë për pritshmëri botërore. 

A do të ketë ndonjë personazh të showbiz-it në filmin e këngëtarit? Demika përgjigjet:

Do të ketë edhe personazhe te showbiz-it, do të jenë figura shumë të larta. Ky do të jetë një ndër filmat më të bukur shqiptar.

Ndërkaq, lidhur me lajmet rreth prishes së raportit të Dafina Zeqirit me Dj Geek, Xhani komentoi:

Ka pasur kohë që ishin ndarë por kanë pasur kontratë deri në shtator për të vazhduar bashkëpunimin. Nuk jam interesuar sesi është njohur Dafina me partnerin e saj të ri. Unë e dua fort Dafinën, është një artiste shumë e mirë dhe më bëhet shumë qejfi që do të kurorëzojë dashurinë.

Të ka ftuar në dasmë?

Është pak herët për ketë pjesë por edhe nëse nuk më fton, do të shkoj pa më ftuar.

Kohët e fundit po përflitet një bashkëpunim mes Era istrefi me Butrint Imerit, sa e vërtetë është kjo?

E lexova dje që do të kishin një bashkëpunim, nuk e di çfarë projekti do të jetë por shpresoj të jetë diçka e bukur dhe të jetë hit sepse i kam së shpejti në koncert.

I pyetur se kush mbledh më shumë njerëz ne club, Xhani tha:

Noizy, Dafina dhe grupi Hellbanianz mbledhin jashtëzakonisht shumë.

Cila është gjëja më e çuditshme që një fans ka bërë për një artist?

Ledrit dhe Butrintit i kanë hequr sytjenat. Fansat i perndjekin kudo Noizy-n dhe Dafinën por më përndjekin dhe mua.(qesh) Njëherë një fans më ka trokitur në derën time duke më pyetur se ku apo kur e ka koncertin Noizy.