Dita e 8 Sociale

Xhoi Jakaj: “Kërkohet shpesh dënimi me vdekje, jam totalisht kundër!”

Aktivistja Xhoi Jakaj ka qenë gjithashtu dhe Drejtoreshë e Burgut të Grave 325. E ftuar në “Dita e 8”, Jakaj ka treguar për eksperiencën e saj si drejtuese e burgut.

Ju kam ndërtuar një bibliotekë atyre grave. Disa prej tyre nuk kishin as një klasë shkollë dhe unë u përpoqa ti mësoja. Kur kanë shkruar emrin e tyre për herë të parë kam qarë bashkë me to.

Xhoi Jakaj ka treguar gjithashtu dhe mendimin e saj rreth dënimit me vdekje, për të cilin u shpreh se është totalisht kundër, megjithëse gjykatat nuk funksionojnë siç duhet duhet, gratë duhet të denoncojnë.

Për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe një mbrojtjeje të mirë nga avokati, dënohen ata që nuk duhet dhe nuk qëndrojnë ata që realisht duhen dënuar.Dëgjoj, kur ndodhin krime apo vrasje që njerëzit kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Unë jam totalisht kundër, ka ligj që mund të dënojë fajtorët. Gratë duhet të zhvishen nga frika dhe të denoncojnë, jo të vrasin.