Pasò Sport

Ylli Aga: “Në futboll nuk ka asnjë favor në planin ekonomik që të ndihmohet nëpërmjet sponsorizimit ose uljeve të taksave!”

‘Paso’, emisioni juaj i preferuar sportiv erdhi edhe këtë të premte  me plot të ftuar dhe pesë prezantuesit tanimë të përhershëm, Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Gëzim Sinemati dhe Lorenc Jemini. Ashtu si në çdo episod nuk munguan dhe të ftuarit me lidhje telefonike ku një ndër ta ishte dhe gazetari i njohur Ylli Aga.

Teksa në studio u diskutua mbi rënien e kampionatit tonë në renditjen e UEFA-s për këtë vit duke rënë kështu në vendin e 48-të, si rezultati më i dobët ndonjëherë. Aga na tregoi disa nga arsyet që e kanë shkaktuar këtë.

Rënia e Shqipërisë përkon nga sukseset që kanë pasur në vitin e gjashtë, qoftë Skënderbeu, qoftë skuadra e Partizanit për çdo kalim turi ka dhe një pikë plus. Për të gjitha problematikat që e shoqërojnë vendin tonë, futbolli nuk mund të jetë imun ndaj çdo shfaqje negative që shoqëron jetën tonë. Futbolli nuk mund të jetë i shkëputur nga realiteti shqiptar, ne duam të jetë si në vendet e tjera. Për mua nuk ka asnjë favor në planin ekonomik që të ndihmohet nëpërmjet sponsorizimit ose uljeve të taksave.