Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet data dhe vendi ku do të zhvillohet dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.

Dihet tashmë se Klea dhe Elgiti do të martohen këtë muaj, pasi këtë na e ka treguar vetë Klea me anë të disa postimeve në Instagram. Klea ka postua një foto e rrethuar me fustane nusërie dhe ka treguar se dasma do të jetë në muajn qershor. Por ditën e sotme Klea me ka zbuluar vendin dhe datën se ku dhe kur do të zhvillohet dasma dhe është më shpejt se sa e mendonim. Çifti ka zgjedhur datën 4 Qershor për të kurorëzuar dashurinë e tyre dhe vendi është në një resort në Livadh të Himarës.

Duket se për shkak të shumë projekteve, Klea dhe Elgiti nuk janë dhe aq të përgatitur për atë ditë të veçantë për ta, pasi Klea ka treguar se një nga frikërat e saj për dasmën është se mos ndoshta asaj ose Elgitit i ndodh ndonjë incident. E këtë e ka treguar me një video teksa dhëndri dhe nusja kërcejnë dhe më pas pengohen e rrëzohen në sytë e të gjithëve.