Aktualitet

12-vjeçe shtatzënë, pranga një 23-vjeçari nga Mallakastra!

Në Përmet, shtatzania e një vajze vetëm 12-vjeçe çoi në arrestimin e një 23-vjeçari nga Mallakastra nga uniformat blu të qytetit jugor. Personit të prangosur i jepen inicialet B.L dhe dyshohet se ka patur raporte intime me 12-vjeçaren që mësoi se pret një fëmijë. Ende mbetet të zbardhen rrethanat, ndërsa bëhet e ditur se vajza jetonte vetëm me gjyshen, pasi prindërit i punojnë në Greqi.

Pas ankesave për probleme shëndetësore, babai i saj u kthye në Përmet për ta shoqëruar për vizita mjekësore dhe nga bluzat e bardha mësoi se e bija është shtatzënë në muajin e dytë. Më pas, e mitura tregoi gjithçka e familja bëri denoncim në polici, ndërsa uniformat blu arrestuan të riun.

Po ashtu, mësohet se 23-vjeçari nga Mallakastra është person me precedentë penalë, i dyshuar si autor i disa grabitjeve në qytetin e Përmetit, kohët e fundit. Më shumë detaje pritet të hedhin dritë për ngjarjen e rëndë.