Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

25-vjeç dhe ende të pamartuar?! Ja se çfarë ndodh me të rinjtë e këtij vendi!

Sipas një tradite të çuditshme në Danimarkë, të rinjtë që mbushin 25-vjeç dhe janë ende të pamartuar duhet të mbulohen me kanellë nga familja dhe miqtë. Tradita mund të datojë qindra vjet më parë, kur shitësit e erëzave udhëtonin shumë, ndaj dhe mbeteshin beqarë sepse ata kurrë nuk qëndronin mjaftueshëm në një vend.

Shumë nga këta shitës nuk gjetën kurrë një partnere dhe u quajtën Pebersvends, që do të thotë burrat-piper. Një grua beqare quhet ndërkohë “Pebermø”, apo “zonja me piper”. Për këtë arsye, kur vendasit mbushin 30-vjeç dhe mbeten të pamartuar, kanella zëvendësohet nga piperi.  Para se të mbulohen me kanellë, të rinjtë lidhen me një shtyllë nga miqtë e tyre dhe nuk largohen prej aty derisa i pamartuari të mbulohet plotësisht me kanellë.

Tradita u bë e njohur mes popujve të tjerë falë fotove virale në internet dhe së fundmi, një përdoruese e TikTok e solli sërish këtë zakon në vëmendjen e përdoruesve të internetit, duke mbledhur mbi 1 milion pëlqime në klipin e saj. Sigurisht, kjo traditë është thjesht një mënyrë argëtuese për të qeshur me miqtë, pasi askush nuk gjykohet në ditët e sotme nëse nuk martohen të rinj. Aktualisht, shumica e danezëve martohen mes moshës 32-34 vjeç.