Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

A është më me Devin Booker?! Reagon më në fund Kendall Jenner!

Supermodelja e njohur Kendall Jenner ka publikuar së fundmi një foto të ëmbël të saj dhe Devin Booker në Instastory, duke u dhënë fund njëherë e mirë lajmeve të ndarjes. Në foto, të dy shikonin larg, ndërsa ajo ishte ulur në prehrin e tij dhe pinte një birrë. Çifti i cili e nisi lidhjen në vitin 2020 u nis për në Hawaii në korrik pasi rindezën romancën e tyre. Fansat vunë re se Booker ishte bashkuar me Jenner dhe miqtë e saj gjatë pushimeve, kur ajo publikoi një video ku ai mund të shihej në sfond.

Booker postoi gjithashtu disa fotografi në Hawaii, duke konfirmuar udhëtimin e tyre. Rikujtojmë se në qershor, çifti u nda pas dy vitesh lidhje dhe një burim i tha ‘Page Six’ se ata po zgjidhnin të fokusoheshin në karrierën e tyre. Megjithatë, ndarja e tyre duket se nuk zgjati shumë pasi disa ditë më vonë ata u panë në Malibu. Kendall dhe Devin filluan të takoheshin në vitin 2020, por nuk e bënë publike lidhjen e tyre deri në vitin 2021.

Sjellim në vëmendje se së fundmi një Komisioner i Qarkut të Los Anxhelosit i caktoi supermodeles Kendall Jenner një urdhër të përhershëm mbrojtje kundër Arnold Oscar Babcock për shkelje dhe cënim të pronës dhe privatësisë, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga ‘E!News’. Të pranishmit në seancë përfshinin Kendall, Babcock, avokatin e Jenner, Kate Mangels dhe avokatin e Babcock, Edward Crawford Watkins, sipas dokumenteve.