Celebrities Gossip Showbiz

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj në një udhëtim romantik pa vogëlushin e tyre!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Afërdita së bashku me partnerin e saj prej disa muajsh morën vendimin e rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian. Por, tani që kampionati përfundoi, familja Dreshaj do të rikthehen në shtëpinë e tyre në Amerikë.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj e pak më parë me anë të një Instastory, ka treguar edhe një herë se ajo dhe partneri i saj janë të pandashëm teksa ka treguar se janë nisur së bashku në një udhëtim për të qëndruar vetëm, madje dhe larg vogëlushit të tyre.

Një udhëtim vetëm ne të dy

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj e pak ditë më parë një ndjekës e ka pyetur nëse është shtatzanë sërish dhe qartë e pastër, modelja është përgjigjur: “Jo”.  Pra, mesa duket çifti ende nuk po mendon të zgjerojnë familjen.