Celebrities Gossip Showbiz

Larg Afërditës, por vogëlushi Sky po kalon kohën më të mirë me…

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Afërdita së bashku me partnerin e saj prej disa muajsh morën vendimin e rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian. Por, tani që kampionati përfundoi, familja Dreshaj është rikthyer në shtëpinë e tyre në Amerikë.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente të ndryshme nga jeta e saj në rrjete sociale dhe pak më parë me anë të një Instastory na ka treguar se teksa ajo po kalon disa ditë pushimi me partnerin dhe motrën, për vogëlushin Sky po kujdeset e ëma dhe mund të themi me plot gojë se nga përshkrimi i Afërditës ai po kalon një kohë cilësore me gjyshen e tij.

Sky po argëtohet shumë me gjyshen. Faleminderit mami, të dua

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj e pak ditë më parë një ndjekës e ka pyetur nëse është shtatzanë sërish dhe qartë e pastër, modelja është përgjigjur: “Jo”.  Pra, mesa duket çifti ende nuk po mendon të zgjerojnë familjen.