Celebrities Pasò Sport

Ar Bakalli flet për Arbërin e “BBV”: “E shoh finalist…”

Ditën e sotme Ar Bakalli ishte i ftuar në “Pasò”, ku ndër të tjera foli për çështjen shumë të diskutuar kohët e fundit të tenistit Djokovic. Mirëpo, në një kohë kur duket se është e pashmangshme të flasësh për “Big Brother Vip Albania”, fenomenin mediatik që ka thyer çdo rekord, edhe ish-banori i Big Brother nuk i rezistoi tundimit për t’u shprehur për këtë çështje.

Ata janë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe e gjithë vëmendja është e përqëndruar të ta, por si i komenton Ar Bakalli disa nga raportet e tyre?! Ai shprehet për tenistin, pra për Arbërin një nga banorët më të rinj të shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

Ai ka njohje shumë të mëdha. Ka jetuar 26 vite shumë intensive dhe ka shumë njohje. Ai ka punuar në shumë kompani të mëdha dhe të gjithë shokët e tij po çojnë mesazhe. Është djalë model. Ai do të bëjë rrugë të gjatë. Iliri e ka parë potencialin e tij dhe fakti që ai e nominoi… Është finalist…

Epo duket qartë së Ari është përkrahës i Arbërit dhe i pëlqen mënyra si po shfaqet në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Mbetet për t’u parë si do të jetë rrugëtimi i tij përgjatë këtyre ditëve të mbetura të programit. Ndërkohë, as Monika dhe Iliri nuk i shpëtuan komeneteve të Arit.

Unë kam shumë qejf Ilirin dhe pastaj Arbërin. Më pëlqeu që Monika bëri si e ofenduar me shakatë e Ilirit, ndërkohë sot ai i bënte masazh…