Bananet në prag të zhdukjes? Shkencëtarët paralajmërojnë: Shkak…

Bananet së shpejti mund të jenë një frut i së kaluarës. Ky është përfundimi që ka dalë nga një raport i bërë së fundmi. Shkencëtarët janë duke paralajmëruar zhdukjen e afërt falë një kërpudhe që po shkatërron të korrat.

Mediat e huaja shkruajnë se banania Cavendish, varieteti i ndodhur kudo në supermarkete që përfshin pothuajse gjysmën e të gjitha bananeve që konsumojnë njerëzit, mund të mos jetë më nëse kërpudhat nuk vihen nën kontroll.

Ndërkohë kërpudha në fjalë njihet si sëmundja e Panamasë (Fusarium wilt) raca tropikale 4, dhe fillon në rrënjën e bimës dhe përfundimisht gllabëron pjesën tjetër të saj.

Gjithsesi ka një afat kohor dhe shkencëtarët po paralajmërojnë për domosdoshmërinë për t’u kujdesur tani për çështjen përpara se të dalë jashtë kontrollit.

“Sëmundja lëviz ngadalë, kështu që kemi të paktën një dekadë përpara se ndikimi të jetë drastik”, thonë studiuesit.