Bota Celebrities

Brenda avionit luksoz të Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Kamila…

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Kamila udhëtuan së fundmi në Kenia për një vizitë zyrtare pesë-ditore. Çifti mbretëror fluturoi për në Nairobi me aeroplanin RAF Voyager që përdoret zakonisht nga zyrtarë të lartë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarë të familjes mbretërore.

Në Instagram, ekipi i mediave sociale të Charles dhe Kamila postuan një video shumë të rrallë nga brenda teksa çifti mbretëror udhëtonte. Në videon e shkurtër, Mbreti Charles III, 74 vjeç, mund të shihet duke shfletuar një bllok shënimesh nga komoditeti i sediles së tij.

Mbretëresha Kamila, 76, ndërkohë, mund të shihet duke lexuar një bllok shënimesh të ngjashëm me një nuancë të thellë blu. Për udhëtimin me avion, Mbreti Charles III zgjodhi një këmishë blu dhe një kravatë. Sakaq, kompletoi veshjen e tij me një palë syze leximi.

Me elegancë, Kamila zgjodhi një këmishë të bardhë, një pulovër dhe një xhaketë sportive. Në videon e postuar, ishte shkruar:

Mbreti dhe Mbretëresha fluturuan në Kenia sot përpara vizitës së tyre shtetërore që fillon nesër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)