Dita e 8

“Burri im ka dashur të vrasë Enver Hoxhën!”, flet aktivistja Sevim Arbana

E ftuar në Dita e 8 në prezantimin e Akil Pano, aktivistja për të drejtat e njeriut ka treguar fëmijërinë e saj, për të cilën është shprehur se ka qenë shumë e vështirë.

Më vranë babin në moshën 11 vjeçare, e futën në burg dhe më pas nuk e pashë më. Jam rritur tek dajat dhe më ka munguar figura atërore. Kam kaluar një fëmjëri gri dhe kjo më ka bërë shumë të ndjeshme.

Teksa tregoi për martesën e saj prej 40 vitesh për të cilën u shpreh se është martuar me dashuri dhe janë njohur kur kanë qenë adoleshentë në fakultet. Në martesën e saj ka patur pengesa të vogla, të cilat kanë patur mundësinë të bëhen problematike, por i ka kaluar bashkë me ndihmën e bashkëshortit të saj.

Sevim Arbana zbuloi dhe një dëshirë rinie të tij.

Burri im ka dashur të vrasë Enver Hoxhën kur ishte 16 vjeç. Ka qenë një dëshirë e tij kur ka qenë adoleshent, mendime fëmijërore. Në rininë e tij ka punuar në oborrin e Zogut.