Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Butrint Imeri habit me bashkëpunimin e tij me grupin e njohur të reperave shqiptar!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Ka kaluar pak kohë nga projekti i fundit i publikuar nga Butrint Imeri, i cili titullohet “Lonely” dhe është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Era Istrefi. Artisti ka gati këngën e re, një bashkëpunim me reperat shumë të njohur shqiptarë grupin “Helbanianz”, i cili do të publikohet mbrëmjen e sotme në orë 23:59.

Së fundmi Butrinti ka qenë në shoqërinë e një vajze në një ambjent jashtë, ku duket se kanë kaluar disa çaste romantike pranë zjarrit. Ama ndryshe këtë herë këngëtari ka dashur ta publikojë këtë moment dhe ka postuar një foto, ku duket dora e tij dhe dora e një vajze të bashkuara duke krijuar shqiponjën dhe kuptohet se vajza mund të jetë e dashura e tij dhe Butrinti ka dashur të tregojë se është në një lidhje.