Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri ka gati ‘bombën’ e radhës por pse nuk është në dorën e tij data e publikimit?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime. Projekti i tij më i fundit muzikor që rezultoi një sukses i vërtetë thënë kjo nga 13 milion klikimet që numëron në platformën YouTube në vetëm dy muaj nga publikimi.

E duket se artisti nuk ka ndërmend të ndalet dhe ka paralajmëruar se ka gati ‘bombën’ e radhës, por do ju duhet të prisni dhe pak. Kjo pasi me anë të një Instastory, Butrinti i ka kërkuar publikisht menaxherit të tij se kur do ta publikojnë. Epo, ashtu si për çdo artist, duhet të presim deri kur të vendosë manxheri për të dëgjuar surprizën e tij.

Kur do ta lëshojmë bombën?

Kiara Tito dhe Butrint Imeri do të mbeten gjithmonë një nga dyshet më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Lidhja e tyre prej disa kohësh ka zgjuar gjithmonë shumë kuriozitet. Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë.

E ftuar në “Fan Club BBV2”, Kiara është pyetur se çfarë mendon për përkrahjen që Butrint Imeri ka shprehur publikisht gjatë kohës kur ajo ishte brenda shtëpisë dhe rreth të gjitha aludimeve që qarkulluan më pas.