Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Sipas Mensa International, shoqëria më e vjetër në botë e njerëzve me IQ të lartë, ylli kolumbian Shakira ka një IQ prej 140. Disa muaj më parë, organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar publikoi një listë të të famshmëve me IQ mbi mesataren. Lista përmban të famshëm si Madonna, gjithashtu me një IQ 140, Quentin Tarantino me 160, James Woods me 180. Raporti përshkruan ata me një IQ më të madhe se 139 si “pothuajse gjeni”.

2. Këngëtari i njohur Enrique Iglesias ka treguar së fundmi se albumi i tij i ardhshëm do të jetë i fundit në karrierë. “Albumi ka përfunduar dhe do të dalë në shkurt. Ajo që unë dua të bëj është të xhiroj një ose dy video menjëherë përpara pjesës së dytë të turneut dhe ta publikoj atë”,-u shpreh artisti spanjoll. Enrique vazhdoi të përsëriste se albumi i ardhshëm ‘Final (Vol 2)”, në fakt do të jetë i fundit i tij. “Kam shumë vite që punoj në këtë album dhe pas këtij nuk do të bëj më albume”-vijoi Iglesias.

3. Princi William është tullaci më seksi për vitin 2023, sipas indy100.com dhe një votimi të bërë joformalisht përmes agjencisë së marketingut Reboot. Rezultatet dolën pas një krahasimi midis 10 tullacëve më të njohur në motorin e kërkimit të Google.

4. Ylli i muzikës pop Dua Lipa ka publikuar pak ditë më parë këngën e saj të re, ‘Houdini’, dhe ka nisur fushatën për ta promovuar, duke përfshirë edhe daljet në emisione radiofonike. E pyetur për marrëdhënien e saj me akulloren, 28-vjeçarja tha se e urren akulloren me çokollatë. Bukuroshja tha se zgjedh shijen e vaniljes dhe i hedh vaj ulliri dhe kripë deti mbi të. Ajo pohon se këtë kombinim të vaniljes, vajit të ullirit dhe kripës ia ka mësuar shumë njerëzve që tani e shijojnë akulloren e tyre njësoj si ajo.

5. Aktori i njohur Jim Carrey pritet që të mbajë rolin kryesor në vazhdimin e filmit ikonik të Krishtlindjeve, The Grinch. 61-vjeçari, luajti fillimisht në filmin “How the Grinch Stole Christmas” si personazhi kryesor i Grinch-it në 2000. Filmi me regji të Ron Howard ka në fokus Jim-in si Grinch, një krijesë e keqe, dinak me gëzof jeshil që përçmon Krishtlindjet dhe banorët e Whoville.