Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Këngëtari i njohur The Weeknd së fundmi na ka njohur më një tjetër dashuri të madhe të tij, përveç muzikës e cila është kafeja. Ylli i muzikës pop për ata që nuk e dini ka lindur në Toronto, Kanada nga prindër emigrantë nga Etiopia, vend i cili është i njohur për traditën e kafesë. The Weeknd krijoi “Samra Origins”, (Samra, siç është emri i nënës së tij), për të nderuar veten dhe vendin e saj të origjinës. Në veçanti, këngëtari i njohur bashkëpunoi me “Blue Bottle Coffee” dhe krijoi markën e tij të kafesë për të mbështetur vendlindjen e nënës së tij.

2. Mark Wahlberg nuk është aq i tërhequr pas manisë më të fundit të humbjes së peshës në Hollywood. Duke folur për Page Six për një artikull të botuar të mërkurën, aktori i njohur ndau mendimet e tij për të famshmit dhe të tjerët që merrnin ilaçin e diabetit Ozempic për të rënë në peshë. Wahlberg, rutina rigoroze e fitnesit të të cilit mund të jetë një nga më të frikshmet në biznes, tha për median se ai preferon “mënyrën e mirë të modës së vjetër” për të qëndruar në formë.

3. Edhe pse Mbreti Charles ka deklaruar se dëshiron të thjeshtojë kurorëzimin sa më shumë që të jetë e mundur, për të reduktuar shpenzimet mbretërore, shifrat janë marramendëse. Lista është e pafundme dhe kostot e tepruara. Kjo ngjarje ka shikueshmëri botërore dhe përveç shpenzimeve, sjell edhe të ardhura të konsiderueshme për vendin. “Këtë vit monarkia do të kushtojë 850 milionë paund të të ardhurave të PBB-së, që do të mungojnë në buxhet për shkak të festës, bank holiday, plus 100 milionë paund për të organizuar ceremoninë në Westminster Abbey dhe gjithë fundjavën e Kurorëzimit, si dhe buxhetin e Komitetit të Orbit të Artë që merret me festimet. Në total do të kushtojë 950 milion paund”, shpjegon CEO i Brand Finance, David Haigh për Raportin e ri Financiar të Windsor.

4. Mbretëresha e “Vogue”, Anna Wintour mbërriti në Met Gala krah për krah me aktorin e “Love Actually”, Bill Nighy. Thuhet se mes dyshes së njohur ka lindur një romancë por së fundmi një përfaqësues i Nighy zgjodhi të mohojë romancën, duke i thënë Page Six:

Bill dhe Anna kanë qenë thjesht miq të shkëlqyer për dy dekada. Ata nuk janë në një lidhje.

5. Si një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin e modës, Met Gala 2023 shënon hapjen e ekspozitës së stilit të Institutit të Kostumeve dhe është festuar prej kohësh për veshjet e tij që përcaktojnë shkëlqimin e mrekullueshëm të tapetit të kuq. Tema e Met Gala e këtij viti ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’ nderoi shkëlqimin artistik të stilistit të ndjerë. Macja dhe muza e dashur e Karl Lagerfeld, Choupette, nuk mori pjesë në Met Gala, pavarësisht spekulimeve nga fansat se ajo do të zbukuronte eventin e mbushur me yje. Por kjo nuk e ndaloi faktin që ajo të ishte prezente, pasi disa personazhe të tjerë vendosën ta sillnin në jetë atë. Disa prej tyre ishin Doja Cat, e cila kishte shndërruar fytyrën e saj në një mace, Jared Leto, i veshur tërësisht në një kostum si mace dhe Lil Nas X, i cili nëpërmejt kristaleve kishte realizuar një maskë në formën e fytyrës së maces.