Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Supermodelja Hailey Bieber shpesh përballet me probleme me lëkurën. Siç ka treguar në një video, bukuroshja vuan nga dermatiti perioral që në moshën 19-vjeçare dhe periodikisht haset me këtë sëmundje të lëkurës. Kjo sëmundje shfaq skuqje e njolla të vogla rozë rreth zonës së gojës. Simptomat janë shumë të ngjashme me ato të rosacea. Hailey publikoi një video në TikTok ku flet për mënyrën se si shfaqet dermatiti tek ajo, si dhe çfarë bën për t’u kujdesur për të.
2. Aktorja e njohur australiane Rebel Wilson së fundmi bëri një rrëfim personal duke thënë se e humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo shpreson se duke ndarë historinë e saj, mund të dërgojë një mesazh pozitiv për vajzat që të mos nxitohen në përvoja të tilla.
3. E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV. A i rezultojnë Hygertës ashtu si i njeh?
Duke qenë se Julian e kam më të afërt e kam më mikeshë, prisja më shumë më thënë të drejtën. Nuk e di pse i ka dhënë këtë efekt sepse Julia është njeri shumë i drejtpërdrejtë dhe ka shumë humor. Është shumë e dashur dhe është shumë e ndjeshme. Duket sikur nuk po e nxjerr ose nuk po i lënë hapësirë ndoshta, sepse kur hyn me vonesë janë ndarë territoret. Është shumë pozitive dhe ka një batutë fantastike dhe e ka treguar disi por jo aq sa e njoh unë.
4. Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “BB”, Genta Gjalpi. Ajo ka folur më shumë mbi opinionin e saj mbi banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Më afër finales cilët banorë sheh Genta?
E para është Egla sepse ka fansat e saj dhe mbështetësit e saj. Më pas është Meritoni sepse duhet një nga Kosova. Unë e shoh fitues Meritonin dhe e di që do ta fitojë. Finalistja tjetër është Heidi por mendoj se është 50 me 50 me Romeon. E kanë të dy mundësinë të jenë në finale.
5. Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Neda Balluku. Ajo ka komentuar lojën e banorëve të “Big Brother VIP 3” si dhe situatat e ndodhura në shtëpi. Ndërkaq, kë sheh Neda si lojtarin më të fortë aty brenda?
Juli është lojtari më i fortë, e kupton dhe e luan shumë mirë lojën. E vlerësoj që ruan qetësinë, mundohet të jetë i qetë, korrekt dhe të mos e teprojë.