Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Ylli i muzikës pop, Olivia Rodrigo, u godit së fundmi në kokë me një buqetë me lule gjatë koncertit të saj në Madison Square Garden në New York. Në videon virale, shihet këngëtarja teksa përshëndet fansat e emocionuar brenda sallës. Në një moment, një nga pjesëmarrësit e koncertit tentoi t’i jepte një buqetë, por kur Rodrigo nuk e mori, ajo e hodhi duke e goditur në pjesën e pasme të kokës.

2. Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuar javën e kaluar në “Cherry On Top”, ku tregoi për muajt e fundit të shtatzënisë, emrin e vajzës dhe planet e familjes. Kiara zbuloi gjithashtu se emri i bebes do të nisë me shkronjën “L”.

E kemi zgjedhur emrin pas shumë muajsh kërkimesh e zgjodhëm emrit, shkronjën e parë ekskluzive “L”. Ishte kërkesë e Luizit, vendosja si të duash, por dua shkronjën “L”.

3. Pak ditë më parë, Vëllai i Madh ka organizuar një lojë, ku secili prej banorëve të BBV3 duhet të krahasojë dy banorë të tjerë sipas shortit. Romeo duhet të tregonte 3 cilësi që Rikja dhe Erjola ka, e ndër to u shpreh:

Erjola është pak më e cekët se Rikja në situata në përgjithësi.

4. Françeska ka biseduar së fundmi me disa prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, teksa ka folur për një eksperiencë personale të sajën. Teksa banorët kanë nisur një diskutim lidhur me buliminë dhe anoreksinë, Françeska ka treguar se në adoleshencë ajo ka luftuar me buliminë, që lidhet me çrregullimin e të ngrënit.

5. E ftuar në emisionin e kësaj jave në “Ndryshe” me Salsano Rrapi, Adi Pojana dhe Visjan Ukcenaj ka qenë Julia Ilirjani. Ajo së fundmi ishte pjesë e edicionit të tretë të spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, ku gjithashtu në këtë intervistë na zbuloi disa detaje nga kjo eksperiencë. Sipas saj, a tërhiqet seksualisht Egla nga Meritoni?

Unë mendoj që Egla është nga ato lloj qeniesh që për të qenë në lojë, por edhe për të luajtur me nervat e saj dhe të tjerëve, por edhe për të treguar disa qasje të saj seksuale, po i pëlqen Meritoni.