Bota Botë e Çuditshme

Del në shitje për këtë çmim ishulli privat në Florida!

Një ishull privat në arkipelagun Florida Keys doli në shitje me një çmim prej 2.5 milionë dollarë. Ishulli me emrin “Pretty Joe Rock” apo “Sea Shell Key” ndodhet në breg të Marathon dhe u listua për shitje në faqen e internetit “Private Islands Inc”.

Siç raportohet, ky ishull është 853 metra katrorë dhe kishte gjithashtu një shtëpi, por u shkatërrua nga uragani Irma në vitin 2017. “Planet janë duke u zhvilluar për të ndërtuar një shtëpi krejt të re, që do të ofrojë pamje spektakolare të Gjirit të Meksikës”,-thuhet në njoftimin për shitje. Ihulli është i lidhur me energji elektrike të bregut dhe ujin e qytetit. Ndërkaq, nga oazet e ishujve tropikal deri te mjediset buzë detit dhe peisazhet e egra, këto gjashtë destinacione të jashtëzakonshme pushimesh janë perfekte nëse jeni duke kërkuar për një arratisje që të rrisë humorin këtë dimër.