Një automjet Porsche është hedhur në treg me çmim të gabuar duke bërë që blerësit të konsideronin blerjen e një modeli të tillë për shkak të çmimit të ulët. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe bëhet fjalë për një automjet Porsche Panamera. Një përfaqësi e Porsche në qytetin Yinchuan i vendosi çmimin automjetit të ri prej 18,300 dollarë. Por Porsche Panamera ka një çmim fillestar prej 148 mijë dollarë.
![](https://di-uploads-pod15.dealerinspire.com/porscheoklahomacity/uploads/2021/10/2022-porsche-macan.jpg)
Ky promovim tërhoqi shumë blerës të cilët nxituan të blenin automjetin luksoz. Por nuk zgjati shumë deri sa kompania reagoi dhe ndryshoi çmimin, duke thënë se ishte një gabim. Përfaqësia e Porsche në qytetin Yinchuan të Kinës kontaktoi të gjithë klientët që kishin kërkuar të blinin automjetin, duke u shpjeguar situatën dhe u kërkoi ndjesë.
![](https://images.pistonheads.com/nimg/44629/lead.jpg)
Ky rast bëri bujë në mediat sociale kineze. Disa kishin menduar se ishte një strategji promovuese nga ana e kompanisë. Të tjerë, e konsideruan të papërgjegjshme kompaninë dhe kërkuan që të respektojë çmimin e ulur që ishte njoftuar paraprakisht. Ndërsa disa të tjerë, që kishin bërë rezervim për të blerë automjetin, u tërhoqën nga kërkesa e tyre pasi iu komunikua çmimi real.