Celebrities Gossip Showbiz

Dërguan policinë në shtëpinë e saj, Britney Spears e irrituar me fansat: “Më keni cënuar privatësinë”!

Qindra fansa të këngëtares së njohur Britney Spears kanë qenë të shqetësuar dhe kanë kërkuar që policia të shkojë e të shikojë në shtëpinë e saj nëse është gjithçka në rregull. Policia shkoi, kontrolloi dhe ndërsa nuk u raportua nëse ata folën me të apo jo, ata thanë se nuk besonin se kishte ndonjë arsye për shqetësim. Së fundmi, Britney iu përgjigj fansave me anë të një postimi në Twitter duke shprehur këto fjalë:

Siç e dinë të gjithë, policia u thirr në shtëpinë time për shkak të disa telefonatave. Unë i dua dhe i adhuroj fansat e mi, por këtë herë gjërat shkuan pak larg dhe privatësia ime u cënua. Policia nuk hyri kurrë në shtëpinë time dhe kur mbërriti te dera ime e kuptuan se nuk kishte asnjë problem dhe u larguan menjëherë. Gjatë kësaj periudhe të jetës sime, shpresoj shumë që publiku dhe fansat e mi për të cilët më intereson kaq shumë mund të respektojnë privatësinë time në vazhdim. Me dashuri, B.

https://twitter.com/britneyspears/status/1618704468660588550?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1618704468660588550%7Ctwgr%5Ea70e4d9fc091acb1b145aedb0958f195f3fce6e4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.yahoo.com%2Fentertainment%2Fbritney-spears-responds-police-welfare-check-fans-221556042.html

Spears e ka fshirë Instagramin e saj disa herë gjatë viteve të fundit dhe megjithëse arsyeja e shkëputjes së saj të fundit është e paqartë, sipas “Page Six” asaj thjesht i pëlqen të shkëputet nga mediat sociale herë pas here. Rikujtojmë, se Britney nuk ndalon kurrë së surprizuari dhe tani ka njoftuar se ka ndryshuar emrin e saj në River Red. Ikona e popit, 41-vjeçe, postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram përpara se të ndryshonte emrin e saj.