Lifestyle

Dëshironi që dhurata juaj të jetë e paharrueshme për të dashurit këto festa?! I gjithë sekreti qëndron tek paketimi!

Jemi shumë pranë ardhjes së vitit të ri dhe largimin nga 2022. Teksa të gjithë ne jemi duke u përgatitur për dhuratat që do t’u bëjmë të dashurve tanë, ekziston gjithmonë një ‘kleçkë’. Si t’i bëjmë dhuratat tona të paharrueshme që në momentin e parë që dikush e sheh atë?

Shumë njerëz mendojnë se paketimi duhet të jetë sa më i ndritshëm dhe me shkëlqim. Kjo nuk është e vërtetë. Arti i mbështjelljes së dhuratave është komplet tjetër gjë, që jo shumë persona e dinë. Ja disa ide të cilat do t’ju ndihmojnë që dhurata juaj të bëhet e paharrueshme.

Harrojini ngjyrat e ndezura. Letra klasike për mbështjellje ngjyrë kafe e shoqëruar me fjongo të ndritshme duket e mrekullueshme për të gjitha stinët.

Gjithçka që mund të vendoset në një kuti, vendoseni në kuti. Mbulojeni kutinë me një leckë ose letër, por mos e lini pa njërën prej tyre.

Kutitë me formë komplekse dhe të parregullt mbështillen më së miri me pëlhurë në vend që të mbështillen me letër.

Gërsheti, dantella, spangoja e trashë dhe madje edhe rripat e vjetër nga fustanet ose perdet mund të zëvendësojnë shiritin e mbështjelljes. Ato mund të ngjyrosen me kafe ose lëng panxhari.

Ngjitni një degë bredhi, degë boronicë ose shkop kanelle nën fjongo. Të përshtatshme janë edhe fetat e thata të portokallit. Gjethet e dafinës, arrat, dushku i egër, livanda… gjithçka mund të përdoret.

Në kartolinën e urimit mund të konsideroni një mbishkrim kaligrafik me stilolaps me emrin e marrësit.

Spërkateni paketimin me parfum ose spërkatje ngjitëse për të aktivizuar shqisën e gjashtë.

Jemi tashmë në ditët e fundit të dhjetorit dhe me shumë mundësi që ende nuk i keni gjetur dhuratat e duhura për mamin, motrën, gruan, shoqen tuaj. Këtu hyjmë ne që t’ju ndihmojmë pasi kemi grumbulluar një udhëzues për disa nga dhuratat më të mira për gratë në jetën tuaj, kushdo qofshin ato. Nga çantat ikonë të dorës dhe këpucët perfekte për festën deri tek pajisjet e shtëpisë, këto janë tetë nga dhuratat më të mira që mund t’i blini grave përreth jush këtë sezon.