Celebrities Gossip Showbiz

“Diçka e madhe po vjen këtë javë…”, për çfarë e kanë fjalën Dj Pm dhe Dj Dagz?

Dj Dagz dhe Dj Pm janë dy nga ish-banorët e “Big Brother Vip 1” dhe dy nga artistat më të përfolur të momentit jo vetëm për projektet e tyre muzikore por edhe për historitë e dashurisë që u krijuan brenda shtëpisë së “BBV1” dhe që vazhdojnë më mirë se kurrë edhe jashtë.

Pas daljes së tyre nga ‘BBV’ suksesi i tyre në karrierë u rrit me hapa të mëdha. Të dy artistët kanë disa muaj që nuk kanë publikuar asnjë projekt të ri muzikor, por mesa duket tashmë ka ardhur koha. Ditën e sotme të dy kanë publikuar disa foto në Instastory nga studioja muzikore, ku kanë treguar se shumë shpejt do të sjellin një këngë të re. Ende nuk dihet nëse do të jetë një bashkëpunimin me ndonjë artist tjetër, por mendohet se do të publikohet këtë javë, pasi Dj Dagz ka paralajmëruar se diçka e madhe po vjen.

Tanimë është mbushur një vit që prej fillimit të lidhjes së Einxhel dhe Dagz brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 1’ . Fotot e tyre me vogëlushin janë shumë të pakta ama  Dj Dagz ka postuar një foto me të teksa e mban në kraharor.