Celebrities Gossip Showbiz

Do ta shohim në një tjetër fushë? Elita Rudi na zbulon diçka në postimin më të fundit!

Elita Rudi edhe pse jo aq shumë pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

E duket se përpos televizionit, Elitën mund ta shohim në një tjetër fushë e bëhet fjalë për atë të biznesit lidhur me linjën e saj të personalizuar kozmetike. Këtë na e ka zbuluar vetë ajo me anë të një Instastory ku teksa na tregon tualetin e saj, krahas shkruan:

Nëse do e kisha nxjerrë linjën time të make up-it, kjo nuanca do të ishte një prej ngjyrave të paletës! Një projekt i lënë pas dore.

Teksa prej kohësh e dinim se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet ishin më të afërta nga çfarë kishim menduar. Prej pak kohësh bukuroshja është rikthyer në ekran në një nga televizionet në Kosovë. Këtë sezon të ri e pamë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.

Në disa nga postimet e prezantueses janë vënë re komentet e ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.