Nga data 29 mars, publiku japonez do të mund të shikojë në kinema filmin e Christopher Nonal “Openheimer”. Pas reagimeve të forta për mënyrën e promovimit të filmit, i cili u pa si nënvlerësim i bombardimeve atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, distributori japonez i filmit, Bitters End, njoftoi se filmi do të shfaqej më në fund disa ditë pas ndarjes së çmimeve ‘Oscar’.
Pavarësisht se në shumicën e vendeve të botës filmi është shfaqur që në verë, në Japoni do të shfaqet gati gjysmë viti më vonë. Kjo për shkak se filmi konsiderohet një projekt i diskutueshëm, pasi dy bombat atomike të krijuara nga Oppenheimer dhe ekipi i tij u shpërthyen në vitin 1945 mbi Hiroshima dhe Nagasaki, duke vrarë qindra mijëra civilë.
![](https://cdn.kinocheck.com/i/w1uufwl8u3.jpg)
“Pas shikimit të filmit, ne mendojmë se Christopher Nolan ka krijuar një përvojë unike kinematografike që kapërcen tregimin tradicional dhe duhet parë në ekranin e madh. Ftojmë publikun ta shikojë filmin me sytë e tij kur bëhet fjalë për Japoninë,”-tha në dhjetor distributori japonez i filmit Bitters End. Kujtojmë që filmi është në garë për një statujë në 13 kategori në Oscars të këtij viti.
“Akademia e Artit dhe Shkencës së Kinematografisë”, organizata përgjegjëse për zhvillimin e ndarjes së çmimeve “Academy Awards”, ndryshe njohur si “The Oscars” ka shpallur nominimet për edicionin e 96-të të eventit. Të nominuarit do të kenë kohë deri më datën 5 Mars (data e supozuar për mbylljen e votimit për zgjedhjen e fituesve) për të lobuar fort mbi nominimin e tyre nëpërmjet fushatave të ndryshme publicistike, angazhimit masiv me organizatën dhe aktivitetet e saj, gjithashtu dhe me “peshkimin” e kolegëve, të cilët janë anëtar të Akademisë dhe kanë të drejtë vote.