Showbiz

E pyesin se kur do të bëhet me fëmijë, Afërdita Dreshaj zbulon planet e ardhshme familjare

Verën që lamë pas këngëtarja dhe modelja e mirënjohur Afërdita Dreshaj lidhi kurorë me partnerin e saj çek, Jakub Kindl.

Fotot e ceremonisë së saj në bregdetin amerikan morën mijëra komente nga fansat dhe ndjekësit e Afërditës por tashmë që martesa dhe muaji i mjaltit janë ezauruar krejtësisht, të gjithë po pyesin se kur do të bëhet me fëmijë.

Nëpërmjet një komunikimi me fansat në Instagram ajo është pyetur sërish por këtë herë ka dhënë një përgjigje që askush nuk mund ta diskutojë.

“Më kanë pyetur mbi 20 herë rreth kësaj teme. Ne padyshim që duam të kemi fëmijë por momentalisht po shijojmë njëri-tjetrin” ,-u shpreh ajo.