Celebrities Gossip Showbiz

“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës…” Ronela Hajati nuk mund të mos komentonte puthjen e famshme të Luizit dhe Kiarës!

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht tërësisht kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Me situatën e fundit e gjithë vëmendja e publikut dhe rrjetit është përqëndruar tek marrëdhënia e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Në një lojë krijuar posaçërisht për ta, çifti u “martua” dhe shkëmbyen puthjen e tyre të parë, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre.

Kjo puthje nuk ka lënë ‘të madh e të vogël’ pa e komentuar duke përfshirë këtu dhe personazhet publikë e ndër to ka qenë dhe Ronela Hajati. Artistja me anë të një Instastory ka shprehur entuziasmin e madh për këtë ngjarje brenda shtëpisë.

Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën