Celebrities Gossip Showbiz

“Në prime flet shumë, në shtëpi bëhet e ëmbël!” Me cilin nga banorët e “BBV” e ka Kiara?!

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tea dhe Kiara prej ditësh janë përplasur me njëra-tjetrën në distancë por dhe përballë brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Thelbi i këtij debati është bërë pikërisht Luizi, pasi sipas Teas, Kiara është xheloze. Përplasje të forta mes dy vajzave ka pasur edhe gjatë prime të djeshëm, dhe Kiara nuk ka humbur rastin të komentojë qëndrimin e Teas në këto debate.

Jam habitur me Tean sot, sinqerisht e them, mënyrën si foli dhe si i kthen situtatat si i do vetë. Gjatë javës flet shumë mirë, atje ka atë të gjithën. Edhe mbrapa filloi prapë fliste ëmbël.