Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira na tregon se çfarë i ka dashur që të ndryshojë në rutinë për shkak të vogëlushit të saj!

Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.

Prej disa muajsh Einxhel është bërë nënë e për shkak jeta dhe rutina e saj ka ndryshuar. E këtë Einxhel na e tregon gjithmonë nëpërmjet disa postimeve në Instastory. E vetëm pak më parë Einxhel na ka treguar një tjetër pjesë të rutinës së saj që nuk është më e njëjtë. Më përpara duket se bukuroshja ka qenë një gjumashe dhe nuk zgjohej asnjëherë herët në mëngjes për asnjë arsye në botë, ndërsa tanimë  i duhet të zgjohet sepse duhet të ndërroj pelenat e vogëlushit të saj.

Dikur në mëngjes nuk zgjohesha as të binte bomba. Ç’të bën fëmiu

Para disa ditësh Einxhel ka postuar disa foto me djalin e saj, ku na tregojnë se kanë dalë për një shëtitje. Tek një prej fotove teksa mban djalin e saj në krahë, Einxhel ka rikujtuar se çfarë i ka ndodhur një vit më parë. Gjatë asaj kohe Einxhel ishte banore e shtëpisë së “BBV1” dhe i ndodhi një incident ku dëmtoi krahun e saj dhe për pasojë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. E teksa një vit më parë Einxhel shpresonte që krahu i saj të ishte si më parë, sot jo vetë që është në gjendje shumë të mirë, por mban në krahë edhe vogëlushin e saj, Trev.