Celebrities Music Showbiz

Elgit Doda ndan lajmin e madh, së shpejti me një surprizë për fansat…

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Elgit Doda ka gati një surprizë për adhuruesit e muzikës së tij. Elgiti është duke punuar për të sjellë albumin e tij të parë. Ka qenë vetë këngëtari i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, lajmin emocionues, ku krahas një fotoje të postuar në InstaStory ka shkruar:

Gati për albumin e parë.

Elgiti zgjodhi të mos ndajë shumë detaje të tjera rreth albumit dhe deri në momentin e publikimit nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Rikujtojmë se, vargjet “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm” kanë ngjallur debat dhe kanë nisur një dramë publike mes Dafinës, Sarës dhe Ledrit. Për këtë ka reaguar edhe Elgit Doda, i cili ka prodhuar edhe këngët respektive, “E keni dit”, bashkëpunim i Ledrit, Romeos dhe Klementit dhe “Si mua”, Dafina ft. Elgiti.